0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Michel: E ardhmja do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se e ardhmja e brezave të rinj do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, e ka quajtur moment të rëndësishëm dhe emocionues.

Gjatë hyrjes së tij në samitin e BE-së në Tiranë, Michel është shprehur i bindur që e ardhmja e “fëmijëve tanë” do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian.

“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që e mbajmë një samit këtu, jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt, më e begatë me BP brenda BE-së”, ka thënë ai.

Michel ka folur edhe për marrëveshjen për tarifat Roaming, që prite ttë nënshkruhet gjatë këtij samiti.

Ai ka theksuar se kjo është një arritje konkrete në përputhje me atë që është diskutuar në Brdo një vit më parë.

Tjetër element është mbështetja që duan t’i sjellin Ballkanit në raport me krizën energjetike.

“Kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar integrimin, bnashkëpunimin me rajonin”, shtoi ai.

“Kemi punuar shumë muajt të fundit për të shënuar përparime, për të pasur bashkëpunim më të madh me BP dhe dua ta përsëris që ne jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evoprës dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me BP pjesë të Evropës”.

Fjalën e tij e përfundoi duke thënë se progresi dhe reformat janë të nevojshme, dhe sipas Michel gjithsecii duhet t’i përmbush përgjegjësitë e veta.

“Kjo është një etapë konkrete e afrimit me rajonin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img