Koha fluturon. Kjo e enjte, më 29 dhjetor, shënon përvjetorin e nëntë të aksidentit në ski që ndryshoi rrënjësisht jetën e të madhit Michael Schumacher.
Piloti legjendar gjerman pësoi lëndime të rënda në kokë kur u rrëzua në një shkëmb në resortin francez të skive Meribel, transmeton Gazeta Express.
Natyrisht, në atë kohë kishte frikë për jetën e tij, por ai luftoi me sukses betejën për të mbijetuar, pavarësisht se ishte në koma për një kohë të gjatë. Që atëherë ai ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore dhe që atëherë nuk është parë në publik.
Dihet pak për gjendjen e tij të saktë shëndetësore, pasi familja e tij ka dashur gjithmonë të ruajë privatësinë e një piloti që bëri histori duke fituar shtatë kampionate botërore dhe duke e çuar Ferrarin në epokën e tij më të lavdishme.
Është një ironi mizore që Schumacher nuk pësoi dëmtimin e tij të rëndë në një pistë F1, por pësoi aksidentin më të dhimbshëm të jetës së tij në një vendpushim skish në Alpet Franceze. Në atë kohë ai ishte 44 vjeç.