2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

MF nënshkruan kontratat me 140 studentë të UP-së për punë praktike

Në Ministrinë e Financave dje u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave të studentëve të Grupit të Dytë (II) nga  Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”.
Kontratat u nënshkruan nga  140 studentët e grupit të dytë të përcaktuar sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në Ministrinë e Financave. Në këtë grup bëjnë pjesë 100 studentë nga Fakulteti Ekonomik, 30 studentë nga Fakulteti Juridik, si dhe 10 studentë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore- Natyrore.
Ministri i Financave Avdullah Hoti , duke përgëzuar studentët Universitetit të Prishtinës për nënshkrimin e kontratave, tha se “Kam kënaqësinë që po nënshkruajmë bashkë me bashkëpunëtorët e mijë nga Ministria e Financave, nga Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit, kontratat me grupin e dytë prej 140 studentëve duke u  bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës”.
Sipas ministrit Avdullah Hoti grupi i dytë i studentëve, ashtu edhe si edhe grupi i parë të cilët tashmë e kanë përfunduar punën praktike, do të sistemohen në Ministrinë e Financave dhe në agjecionet e saj në Administratën Tatimore, Dogana dhe Agjencinë Qendrore të Prokurimit, ku për periudhën 3 mujore do të angazhohen në punë praktike. Ku sipas tij të gjithë studentet që do të përfshihen në këtë proces të punës praktike do të jenë të përgatitur për tregun e punës.
“Ky është grupi i dytë  me radhë ,mandej do të jenë edhe 2 grupe të tjera të studentëve të UP “Hasan Prishtina”, ku do të ju mundësohet aftësimi profesional në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.  Puna praktike që studentët kryejnë në Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj zgjat tre muaj dhe është me pagesë”, shtoi ministri Hoti.
Ndërsa, Rektorit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  Marjan Dema, duke falënderuar Ministrinë e Financave, respektivisht Ministrin Hoti për ketë mundësi të shkëlqyer për studentët e Universitetit të Prishtinës për ngritjen profesionale të tyre, uroi edhe  të gjithë studentet përfitues nga kjo skeme bashkëpunimi dhe njëkohësisht, kërkoj nga studentet përgjegjësi maksimale profesionale dhe etike në pune për realizmin e qëllimeve të tyre për ngritjen në karrierën. 
“Jam tejet i lumtur që në emrin tim personal dhe stafit të Universitetit të Prishtinës të jam pjesëmarrës me rastin e nënshkrimit të kontratave për ciklin e dytë për studentet përfitues si pjese e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për angazhimin e studentëve në punë praktike. Unë si Rektor i Universitetit të Prishtinës, ofroj gjithë gatishmërinë time dhe stafit të këtij institucioni që të vazhdojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të institucioneve tona në fusha të ndryshme”, shtoi Rektori Marjan Dema .
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” But Dedaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img