Ministria e Financave dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), u nënshkrua nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI Besnik Tahiri (Zyrat e Institutit KLGI) ku prezentë ishte edhe Menaxheri i Programeve në DEMOS Norbert Pijls.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje gjithashtu do të jetë një vlerë e re e mbështetjes për institucione, si dhe një aspekt qenësor në ofrimin e modeleve të bashkëpunimit dhe koordinimit drejt reformave dhe fuqizimit të themeleve evropiane të qeverisjes lokale.
Gjithashtu përmes kësaj marrëveshje vendosen parimet, përgjegjësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit.
Marrëveshja përfshin edhe pjesën e bashkërendimit dhe bashkëpunimit me Helvetas – DEMOS.