Ai u bë i njohur në emisionin e dashurisë, “Përputhen”, por tani edhe si këngëtar.
Bëhet fjalë për artistin nga Shqipëria, Mevlan Shaba, i cili famën e madhe e fitoi rreth një vit më parë në programin e lartpërmendur.
I njëjti së fundmi ka publikuar këngën e re “Bota ime”, që është një përpunim i njërit prej projekteve që e solli dedikuar konkurrentes, Ledjana Prenga.
Tekstin e ka shkruar vet Shaba, kurse për muzikën është përkujdesur Petro Xhori.
Orkestrimi, miksimi dhe materizimi ndërkohë u realizua nga Alsked Rrenja.
Videoklipi iu besua produksionit, Magic Pro, gjersa tani ndodhet në kanalin e Mevlit në YouTube.
Ndërkaq, reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme duke e akuzuar për ndryshimin e bërë në këngë.