-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Meteorologu nga Maqedonia: Po vjen vala e ftohtë, pritet bora e parë në vendet më të larta në Maqedoni

Meteorologu maqedonas Sllavço Popovski ka dalë me parashikimin e tij se si do të jetë moti ditët e ardhshme.

“Sipas parashikimeve më të reja, javën e ardhshme do të jemi dëshmitarë të një ndryshimi të rëndësishëm të motit, të shkaktuar nga depërtimi i ajrit të ftohtë nga veriu drejt Gadishullit Ballkanik dhe Maqedonisë. Ky fenomen, i quajtur “Vrasësi i verës”, do të sjellë fundin e temperaturave të larta verore, dhe me të do të fillojë sezoni i vjeshtës.

Duke filluar nga data 9.9.2024 (e Hënë), dhe gjatë gjithë javës së ardhshme do të kemi reshje të shpeshta dhe të dendura shiu, të shoqëruara me bubullima dhe herë pas here me erë të fortë. E gjithë kjo do të ndodhë për shkak të formimit të një sistemi ciklonik mbi Mesdhe, i cili do të ndikojë në motin kudo në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë tonë. Në pjesën më të madhe të rajonit priten sasi të mëdha reshjesh, me ç’rast janë të mundshme përmbytje lokale, ndërsa temperaturat javën e ardhshme do të jenë ndjeshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit, që do të thotë se do të ndiejmë shenjat e para të vjeshtës.

Me këtë ndryshim, për shkak të rënies së madhe të temperaturave, në Alpet Evropiane priten reshjet e para të dendura të borës. Ndoshta tingëllon e çuditshme, pasi është ende shumë herët, por parashikimet aktuale tregojnë se javën e ardhshme do të ketë edhe rënien e parë të borës në vendet malore të larta në rajon, madje edhe në Maqedoni. 

Shpresojmë që parashikimet e ardhshme të zvogëlojnë këtë ndryshim të madh të motit, pasi ajo që po tregohet momentalisht në hartat meteorologjike është tipike për fundin e muajit tetor dhe fillimin e muajit nëntor”, shkruan Popovski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img