7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Meta thërret tryezën e partive politike për konsensus, Basha i shkon në zyrë Berishës

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur sot në një tryezë të gjitha partitë parlamentare për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë është njoftuar se një mbledhje e kreut të PD-së Lulzim Basha me aleatët e opozitës në selinë blu. Takimi mësohet se do të bëhet në orën 18:00, ndërsa do të diskutohen për negociatat me mazhorancë. Bëhet me dije se pas kësaj mbledhjeje, Basha do të jap një përgjigje për ftesën e Metës.

Po sot, kryetari i PD-së ka qenë në takim me ish-kryetarin e PD-së, Berisha. Nuk dihet nëse Berisha e ka këshilluar të marrë pjesë në tryezën e Metës apo jo. Gjithçka do të mësohet në orën 19:00.

Në fotot që po sjell GSH.al, pranë Bashës shfaqet edhe ish-drejtori i Forcave Speciale, Erzen Breçani, i cili që pas rikthimit të tensionit politik shfaqet gjithnjë e më shpesh në krah të kreut të PD.  Pak ditë më parë u raportua se Basha kishte marrë një kërcënim serioz dhe kishte shtuar masat e sigurisë duke rritur numrin e shoqëruesve dhe të makinave dhe të eskortës personale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img