-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Meta shton masat e mbikëqyrjes nga prindërit për llogaritë e fëmijëve në Facebook, Instagram

Kompania Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, po shton disa masa sigurie që i lejon prindërit të mbikëqyrin dhe kufizojnë qasjen e fëmijëve në platforma. Masat pasojnë kritikat ndaj mediave sociale lidhur me ndikimin e tyre tek shëndeti mendor mes adoleshentëve. Por shumë nga përmirësimet kërkojnë miratimin nga të miturit dhe prindërit e tyre, duke ngritur pikëpyetje se sa efektive janë.

Instagrami tani do t’u dërgojë një njoftim adoleshentëve pasi ata bllokojnë dikë, duke i inkurajuar që t’i lënë prindërit të “mbikëqyrin” llogaritë e tyre. Ideja është që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve për të qënë më të hapur ndaj mbikëqyrjes së llogarive nga prindërit e tyre

Nëse një adoleshent pranon kushtet e medias sociale, sistemi do t’i lejojë prindërit që të vendosin kufij kohorë, të shohin se kush i ndjek ose ndiqet nga fëmija i tyre dhe do t’i lejojë ata të shohin se sa kohë shpenzon fëmija në Instagram. Por sistemi nuk i lejon prindërit që të shohin përmbajtjen e mesazheve.

Kompania Meta thotë se qëllimi është “balancimi i sigurisë dhe autonomisë” tek adoleshentët si dhe nxitja e debatit mes prindëve dhe fëmijëve të tyre.

Nëse fëmija ndiqet në rrjet nga dikush jashtë rrethit të miqve të tij, kjo gjë mund të grejë alarmin se individi është i panjohur për të përtej botës virtuale.

Jim Steyer me firmën “Common Sense Media” thotë se masat janë kamuflazh.

“Asnjë nga këto veçori të reja nuk adreson ndikimin negativ që ka modeli i tyre i biznesit në mirëqenien e fëmijëve, përfshirë shëndetin e tyre mendor. Kemi nevojë për ligje kombëtare të privatësisë për të mbrojtur fëmijët”, tha zoti Steyer përmes një deklarate.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Vivek Murthy paralajmëroi muajin e kaluar se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se mediat sociale janë të sigurta për fëmijët dhe adoleshentët dhe u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur fëmijët.

Zoti Murthy tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se ndërsa ai e pranon që kompanitë e mediave sociale kanë ndërmarrë disa hapa për t’i bërë platformat e tyre më të sigurta, këto veprime nuk janë të mjaftueshme.

Gjithashtu duke filluar nga e marta, kompania Meta do t’i inkurajojë – por jo t’i detyrojë fëmijët që të mbyllin Facebook-un për disa minuta, sikurse veprom tashmë Instagrami. Pas 20 minutash qasje, përdoruesit adoleshentë do të marrin një njoftim për ta mbyllur aplikacionin, por mund ta injorojnë këshillën duke e mbyllur njoftimin./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img