3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Meta: Shqipëria të mos propozojë politika që duhet zbatuar brenda Kosovës pa u konsultuar me Kurtin

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria mund të ndihmojë lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Metës, Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhet të zbatohen brenda Kosovës pa u konsultuar paraprakisht me Kurtin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

“Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra te respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa te z. Vuçiq nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën”, ka shkruar ai në Facebook.

Meta ka shtuar se nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të donte të luante një rol në këtë situatë, do të mund të kërkonte nga Beogradi ta nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia, si dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img