Site icon PrishtinaPress

Meta reagon pas protestës: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka falënderuar ata që morën pjesë në protestën e sotme opozitare në Shqipëri.

“Falënderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. ”, shkroi ai në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, theksoi tutje ish-presidenti shqiptar.

Protesta e opozitës u shtri sot në akset qendrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë qarkullimin e mjeteve.

Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.

Exit mobile version