Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh urimi homologut të tij nga Kosova, Kadri Veseli me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
“Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Kuvendit të Shqipërisë”.
“Sot i gjithë kombi shqiptar kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, ndaj sot nderojmë me krenari, së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, mençurinë vizionare të Presidentit Ibrahim Rrugova dhe përulemi me respekt të thellë ndaj heronjve të UÇK-së me Komandantin Adem Jashari në krye”.
“Sakrifica e pamasë e tyre na detyron të gjithëve të shumëfishojmë përpjekjet tona me qëllim që Shteti i Kosovës të ecë përpara në misionin kombëtar të shtimit të njohjeve ndërkombëtare, forcimit demokratik institucional dhe të avancimit në axhendën e sigurt euro-atlantike”, thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova.