3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Meta lanson shërbimin e abonimit me pagesë në SHBA

Meta Platforms Inc të premten lansoi shërbimin e saj të abonimit në SHBA, i cili do t’i lejonte përdoruesit e Facebook dhe Instagram të paguajnë për verifikimin në të njëjtën mënyrë si Twitter.

Shërbimi Meta Verified do t’u japë përdoruesve një shenjë blu pasi ata të verifikojnë llogaritë e tyre duke përdorur një kartë identifikimi të lëshuar nga qeveria dhe do të kushtojë 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në sistemin iOS dhe Android, tha Meta në një deklaratë.

Shërbimi, të cilin Meta tha se po e testonte në shkurt, ndjek hapat e Snapchat, si dhe aplikacionin e mesazheve Telegram dhe shënon përpjekjen më të fundit të një kompanie të rrjeteve sociale për të ndarë të ardhurat e saj nga reklamat, raporton Reuters.

 

Pas blerjes me çmim 44 miliardë dollar nga Musk vitin e kaluar, Twitter lansoi shërbimin e abonimit të saj “Blue”, shërbim ky i cili u mundëson përdoruesve që të paguajnë për shenjen ngjyrë blu, e cila më parë ishte e limituar vetëm për llogaritë e verifikuara të politikanëve, gazetarëve dhe figurave të tjera publike.

Lansimi fillestar i “Twitter Blue” në nëntorin e vitit të kaluar, çoi në rritjen e përdoruesve të cilët imitonin të famshmit dhe markat e ndryshme në këtë platformë, gjë e cila e detyroi kompaninë që ta ndalte shërbimin dhe ta ri-prezantonte atë me shenja me ngjyra të ndryshme për individët, kompanitë dhe qeveritë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img