2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Meta lanson abonimin për realitetin virtual

Kompania që përfaqëson Facebookun, Meta, ka lansuar një shërbim abonimi të realitetit virtual (VR), në përpjekje që ta bëjë atë pjesë të biznesit fitimprurës, raportoi BBC-ja.

Meta tha se përdoruesit me pagesë do të kenë qasje në dy lojëra të reja në muaj, derisa për tre muajt e parë të vitit, kompania pati humbje mbi 4 miliardë dollarë në njësinë VR.

Meta përballet me konkurrencën nga firmat, përfshirë gjigantin e teknologjisë Apple, i cili i zbuloi kufjet e tij të shumëpritura me “realitet të përzier”.

Të hënën, kompania tha se shërbimi Meta Quest+, që kushton 7.99 dollarë në muaj ose 55.99 dollarë në vit, ishte i pajtueshëm me kufjet e tij Quest 2, Quest Pro dhe me kufjet e reja Quest 3.

Në vitin 2021, shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, zbuloi planet për të ndërtuar “metaverse”, një botë të internetit ku njerëzit mund të luajnë lojëra, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, duke përdorur kufjet VR.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img