Site icon PrishtinaPress

Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Ju përshëndes me karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti, Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet menjëherë përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Edi Rama ishte karikaturisti i preferuar i Sigurimit.

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta,” – shkroi Meta bashkangjitur me një foto nga revista “Në shërbim të popullit” (organ i ministrisë së Brendshme) në vitin 1983″ ka shkruar Meta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për zhvillimet më të fundit lidhur me Autoritetit e Dosjeve, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kreu i qeverisë në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, fillimisht tregon bisedën me Ilir Metën për emërimin e Gentiana Sulës në krye të “Dosjeve”, që siç thotë Rama ka ardhur me pëlqimin e vetë ish-presidentit.

Rama shprehet se nuk e di nëse shtetasi I.M që cilësohet si spiun është Ilir Meta dhe se nuk e ka parë dosjen. Duke iu referuar akuzave të ish-presidentit se kjo është një histori e sajuar prej tij, kreu i qeverisë thotë se nuk është takuar me Gentiana Sulën.

Exit mobile version