Site icon PrishtinaPress

Meta: Duhen zgjidhje të mençura që forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas takimit kanë mbajtur një konferencë për media, ku shprehën angazhimin e përbashkët për perspektivën evropiane.
Presidenti Meta tha e ndodhet në Kosovë në përvjetorin e 12-të të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, duke theksuar kështu rëndësinë e kujtimit të vlerave të tij.

“Jam këtu për vlerësimin dhe admirimin e veçantë për presidentin Rugova në këtë përvjetor të ndarjes së tij dhe theksoj rëndësinë e kujtimit të vlerave të tij”, tha Meta.

Ai tha se me kryeministrin Haradinaj kanë diskutuar për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

“Shpresoj shumë në angazhimin e të gjithëve, të kryeministrit, qeverisë, opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës… Zgjidhjet që do të japin institucionet e Kosovës”, tha Meta.

Presidenti i Shqipërisë tha se mezi po e presin 17 shkurtin, 10 vjetorin e shtetit të Kosovës si një mundësi për të afirmuar më tej rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe njëkohësisht partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se ka biseduar me presidentin Meta për zhvillimet në vend, perspektivën euro-atlantike etj.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësit në rajon. Perspektivë euro-atlantike nga bashkon të gjithëve në rajon”, tha Haradinaj.

 

Exit mobile version