E gjithë vëmendja e botës është e përqëndruar në Uashington, aty ku po zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Shqipëria në këtë ceremoni ka si përfaqësues më të lartë Kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ai që prej datës 17 Janar ndodhet në SHBA ku është takuar me zyrtarë të lartë.
Kryeparlamentari është fotografuar së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, përpara Kongresit Amerikan, aty ku po mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të Trump dhe ku Presidenti i SHBA do të kryejë betimin
Kjo për faktin se të dy zyrtarët shqiptarë, ndodhen në SHBA të ftuar në ceremoninqë e inaugurimit.