-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mësuesja ka një mesazh për Rrahman Jasharajn, ia kërkon një gjë të ‘vështirë’

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla e cila është kundër grevës së SBASHK-ut ka një kërkesë për kryetarin e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Stublla në emisionin Frontal në T7 kërkoi dorëheqjen e Jasharajt, pasi sipas saj, në vendin e tij duhet të jetë dikush që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve gje atyre që gjejnë zgjidhje.

“Nëse e don aq shumë arsimin sapo proklamon, le të japë dorëheqja, le t’ia lëshon vendin dikujt që e don arsimin dhe që gjen gjuhë të përbashkët mes mësimdhënësve dhe atyre që gjejnë zgjidhje”, tha ajo.

Tutje Stublla shtoi se Jasharaj po shihet si pengesë e realizimit të qëllimeve të mësimdhënësve. Ajo thotë se Jasharaj po e denigron karakterin e të qenurit mësues.

“Ai po shihet si pengesë për realizimin e qëllimeve tona si mësimdhënës. Po e përdor emrin tonë në mënyrë shumë të ultë, po e denigron karakterin e të qenurit mësues”.

Kujtojmë se Stublla kishte refuzuar protestën e SBASHK-ut që u mbajt në muajin maj. Sipas saj, protestat e SBASHK-ut kanë qenë të organizuara politikisht.

Në maj të këtij viti, qindra punëtorë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar për kërkesat e tyre, përfshirë edhe SBASHK-un. Ata kërkonin nga 100 euro shtesë në paga çdo muaj, deri në miratimin e ligjit për paga.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img