Site icon PrishtinaPress

Mësuesi shqiptar në Finlandë: Nxënësi që kreu sulmin nuk ka përgjegjësi penale, sipas ligjit finlandez

Në emisionin e përditshëm në Klan Kosova, “Kosova Today”, sot në lidhje direkte ishte mësuesi shqiptar në Finlandë, Nestor Furxhi.

Rasti i fundit, ku nga të shtënat me armë të një fëmije 12-vjeçar mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre një vajzë nga Kosova, sipas Furxhit nuk është fenomen i përhapur në Finlandë.

“Duhet thënë që ky është një rast i tmerrshëm, të gjithë janë të shokuar dhe të frikësuar nga ky rast. Qe dje të gjithë njerëzit këtu në Finlandë kanë shprehur ngushëllimet dhe gatitshmërinë për ta zbuluar në detaje se çfarë ka ndodhur. Sot është ditë zië në Finlandë. Ngushëllimet shpreh dhe unë” – tha fillimisht ai.

Furxhi dhe edhe informacionet jozyrtare që ka në lidhje me shëndetin e vajzës shqiptare.

“Me informacionet që jozyrtare ajo është në gjendje të rëndë. Policia është ende në hetime. Nuk ka deklaratë për motivet që kanë çuar tek kjo ngjarje. Trauma është shumë e madhe sidomos nga fëmijët”

Mësuesi shqiptar bëri të ditur se sipas ligjeve finlandeze, nxënesi nuk merr përgjegjësi për veprën penale.

“Sipas ligjit, familja ka përgjegjësi ligjore, nxënësi nuk ka përgjegjësi penale, sepse ai është 12 vjeç, sepse ligji këtu dënon nxënësit deri në moshën 15 vjeçare. Ai do të bëhet pjesë e shërbimeve sociale, pjesë e mbrojtjes së fëmijës. Pas këtij rasti do të flitet për mbajtjen e armëve. Këtu jo çdokush mund të mbajë armë, kryesisht armët mbahen për gjueti.”

Exit mobile version