Lionel Messi nuk është aspak i shqetësuar për të ardhmen e tij, duke paralajmëruar se pritet së shpejti ta vazhdojë bashkëpunimin me Parisin, pasi është i lumtur te skuadra franceze.
Messi ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit, ndërsa palët më herët kanë nisur negociatat për kontratën e re.
Messi pritet së shpejti të firmosë kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
“Ndihem shumë mirë te Parisi. Viti i parë mund të them se ishte paksa më i vështirë, por tani jam adaptuar dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Messi.
35-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2021, kur iu bashkua si lojtar i lirë.
Këtë sezon Messi ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 16 asistime në 29 paraqitje për ekipin nga Franca.