Argjentina ishte kombëtarja e cila fitoi këtë vit Kampionatin Botëror të futbollit i cili u mbajt në Katar.
Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë i Kampionatit duke shënuar edhe 7 gola.
Sulmuesi i PSG-së gjatë Kupës së Botës arriti të thej edhe 10 rekorde të cilat janë:
1. Më shumë paraqitje në Kupën e Botës
Me 26 ndeshje, Leo është përpara Lothar Matthaus (25) dhe Miroslav Klose (24).
2. Më së shumti asistime në kampionatet botërore
Me 9 asistime ka kaluar Diego Maradona (8).
3. Shumica e minutave të luajtura
Messi është lojtari me më shumë minuta në Kupën e Botës (2314), duke kaluar atë të Paolo Maldinit (2217).
4. I vetmi futbollist argjentinas që ka shënuar gola në katër Botërorë të ndryshëm
5. Lojtari i vetëm që jep asistime në çdo Botëror që ka marrë pjesë
6. Lojtari që ka veshur më së shumti kapitenin e kombëtares së Argjentinës në Kupën e Botës
Pasi mori një shirit në krahë në 2011, Messi bëri 18 paraqitje për Argjentinën në Kupën e Botës.
7. Më shumë gola në historinë e Kupës së Botës
8. Lojtari më i ri që ka luajtur pesë Kupa Botërore nën 35 vjeç
9. Më shumë çmime “lojtari më i mirë” në një ndeshje
11 çmimet e tij do të thotë se ai i ka fituar ato në 42% të ndeshjeve të Kupës së Botës në të cilat ka konkurruar
10. Lojtari më i vjetër që ka shënuar dhe asistuar në të njëjtën ndeshje të Kupës së Botës./Prishtinapress/