Seanca stërvitore e Argjentinës do të zhvillohet në Vadebebas para ndeshjes miqësore ndaj Spanjës.
Argjentina do të stërvitet në qendrën stërvitore të Real Madridit për ndeshjen miqësore kundër Spanjës në kuadër të përgatitoreve për Kupën e Botës, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Spanja dhe Argjentina do të ballafaqohen më 27 mars në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”, ndërsa seanca stërvitore e Argjentinës do të zhvillohet në Vadebebas një ditë më parë.
Argjentina ka zgjedhur qendrën sportive në Valdebebas për shkak të kushteve të mira në të.