Argjentina do të stërvitet në qendrën stërvitore të Real Madridit për ndeshjen miqësore kundër Spanjës në kuadër të përgatitoreve për Kupën e Botës, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Spanja dhe Argjentina do të ballafaqohen më 27 mars në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”, ndërsa seanca stërvitore e Argjentinës do të zhvillohet në Vadebebas një ditë më parë.
Argjentina ka zgjedhur qendrën sportive në Valdebebas për shkak të kushteve të mira në të.