1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys

Duket e pabesueshme, mirëpo goli që Lionel Messi ia shënoi Osasunas është shumë i ngjashëm me atë që Diego Maradona e kishte shënuar për Newell’s Old Boys në vitin 1993.

Si për koincidencë, pikërisht në këtë ndeshje, superylli i katalunasve festoi duke hequr fanellën e Blaugranëve dhe duke treguar fanellën që e kishte veshur Maradona gjatë kohës sa luante për klubin argjentinas.

Askush nuk do të mund ta kompletonte në mënyrën më të mirë nderimin për legjendën e futbollit, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 60 vjeçar.

Më 7 tetor 1993, pas kthimit në futbollin argjentinas, Maradona kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Emelec.

Tash, 27 vite më vonë, disa ditë pas vdekjes së ikonës, Messi e nderoi në mënyrën më të mirë dhjetëshen e paharruar.

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Maradona e shënoi golin e tij duke goditur nga cepi i gjashtëmbëdhjetëmetërshit në skajin e djathtë të portës, derisa Leo e dërgoi topin në këndin e kundërt, por me të njëjtin stil.

Në një deklarim të mëhershëm, Messi ka treguar se ka qenë prezent në kohën kur Maradona e kishte shënuar atë gol për Newell’s Old Boys.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img