Lionel Messi u rikthye në Argjentinë së fundmi për t’ju bashkuar kësaj Kombëtareje për ndeshjen miqësore me Panamanë.
Dhe, ylli i Paris Saint-Germainit është pritur si hero në atdhe.
Mijëra tifozë kanë dalë për ta parë shtatë herë ftuesin e Topit të Artë derisa po e merrte rrugën drejt restorantit të tij të preferuar së bashku me familjen e tij.
Ata e thirrën emrin e kampionit të freskët të botës në rrugët e Buenos Aires, të cilat u mbipopulluan brenda pak minutash pasi tifozët e kuptuan se aty gjendej i pranishëm ish-futbollisti i Barcelonës.
Më pas, tifozët e pritën Messin jashtë restorantit derisa ishte duke ngrënë darkë dhe nuk munguan brohoritjet dhe thirrjet e ndryshme për heroin e tyre, i cili ia solli Argjentinës trofeun e Kupës së Botës pas pritjes së gjatë