1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Messi pret një kontakt nga Laporta për tu kthyer te Barcelona

Rikthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë këtë verë ka ndezur shumë entuziazëm në mesin e tifozëve të klubit.

Rikthimi i tij në “Camp Nou” shihet si shumë i mundshëm për faktin se ylli argjentinas nuk ka pranuar ende që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, pengesa kryesore për rikthimin e Messit është aspekti financiar, duke ditur se klubi katalunas po përballet me probleme të mëdha financiare.

As Barcelona dhe as 35-vjeçari nuk duan të marrin një rrezik që më pas mund të çojë në mos regjistrimin e lojtarit. Kjo kishte ndodhur në gusht të vitit 2021. Dhe, as presidenti i Barçës, Joan Laporta dhe as Messi nuk duan ta përsërisin atë përvojë.

Në fund të shkurtit, Laporta u takua me Jorge Messin, babain e Leos, në Barcelonë. Futbollisti tani shpreson që ai do ta kontaktojë personalisht për të diskutuar një rikthim të mundshëm.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shpreson se Laporta do të ndërmarrë hapin për të folur drejtpërdrejt me të për të rregulluar sadopak raportet mes tyre. Përshëndetja mes të dyve ishte shumë e ftohtë më 8 gusht 2021, kur u bë e ditur se Messi po largohet. Ata as nuk u përshëndetën më 27 shkurt në Salle Pleyel, ku ata ishin prezent në ceremoninë e më të mirëve të FIFA-s.

Në anën tjetër, stafi i trajnerëve të Barcelonës tashmë po planifikojnë punën e tyre duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të argjentinasit. Messi është në kontakte të shpeshta me Xavin dhe trajneri tashmë i ka thënë sulmuesit se cili do të ishte roli i tij nëse ai rikthehet.

Barcelona thuhet se do t’i ofrojë Messit një kontratë njëvjeçare nëse La Liga miraton lëvizjen.

Javë më parë u konfirmua nga zëvendës-presidenti i klubit, Rafa Yuste, se ka kontakte mes palëve, por jo edhe diçka konkrete rreth rikthimit të mundshëm të “pleshtit”.

Edhe Paris Saint-Germaini i ka ofruar fituesit të Kupës së Botës kontratë të re, por që ende nuk është pranuar.

Messi me parisienët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img