Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit që të jetë një zë i fuqishëm i Blaugranave në zhveshtore pasi që ai ka fituar respektin e tij në këtë profesion, por 31 vjeçari është rritur në rolin e tij qoftë si kapitenit qoftë si lider brenda dhe jashtë fushe këtë sezon
Largimi i Andres Iniesta për në Japoni bëri që të ndryshohet kapiteni në skuadrën katalunase, dhe, përderisa Messi ka qenë gjithmonë lideri i heshtur në të kaluarën, marrja e shiritit të kapitenit do të thoshte se ai do të këtë përgjegjësi më të madhe mbi supet e tij këtë sezon.
Messi gjithmonë ka qenë më i turpshëm në media dhe i është shmangur mbi ekspozimit në terma të paraqitjeve në publik dhe të qenit në vëmendje, së paku deri me tani.
Atë e mbështet nënkapiteni Sergio Busquets, në Argjentinë ai ka folur por po ashtu ka qëndruar i qetë, për tani ai ia ka bërë të qartë objektiven shokëve të tij të skuadrës, e që është fitorja e Ligës së Kampionëve-një gjë të cilën e ka thënë që në momentin që e ka marrë shiritin e kapitenit.
Megjithatë, gjatë kohërave të vështira kur kalon situata, Messi pritet që të jetë në nivel të detyrës dhe kështu ka qenë deri me tani në këtë sezon.
Pasi që patën rezultatet më të këqija që nga ardhja e Ernesto Valverdes, në të cilën periudhë Barcelona barazoi 1-1 në shtëpi kundër Athletic Club, Messi ka folur në televizion dhe ka bërë mesazhe vet kritikuese, në mënyrë që shokët e tij të skuadrës të jenë më të kujdesshëm.
Të mërkurën në mbrëmje, ai ishte një shembull kundër Tottenhamit në Wembley dhe, ashtu siç tha Jordi Alba, Messi është i pandalshëm kur është në natën e tij.
Njëjtë edhe për ndeshjen kundër Athletic, Messi doli dhe foli përsëri, por këtë herë pati kritika për shokët e skuadrës së tij.
“Nuk mund ta ndryshoni lojën për një ditë të vetme”, tha sulmuesi.
Nëse ai thotë kështu, shokët e skuadrës do të duhet ta dëgjojnë me vëmendje.