Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin dhe golat në MLS.
Ylli argjentinas u tregua vendimtar edhe njëherë tjetër në finale e Kupës së Ligës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi një gol spektakolar nga distance për ta kaluar Inter Miamin në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.
Rezultati u barazua më pas në të 57-tën kur shënoi Picault.
E deri në fund nuk u shënuan gola të tjerë dhe ndeshja u desh të përcaktohej në penallti.
Pas 22 penalltive të ekzekutuara, ishte Inter Miami që triumfoi në fund duke e fituar trofeun.
E ngritjen e trofeut, kapiteni Messi nuk e bëri i vetëm.
Ai ia dha shiritin ish-kapitenit të Inter Miamit, Yedlin dhe e ngritën së bashku trofeun e fituar.