Ylli i Barcelonës e ka konfirmuar një gjë të tillë edhe në postimin e fundit në Facebook, ku u solidarizua me luftën në Siri.
“Një ditë lufte është shumë. Fëmijët e Sirisë janë të nënshtruar nga dhuna dhe mizoria për gjashtë vjet në një konflikt që mban ata peng. Si baba dhe si ambasador i UNICEF-it, e kam zemrën e thyer. Shtoni zërin tuaj te UNICEF, për të kërkuar fundin e luftës”, shkruan Messi, përcjellë “lajmi.net”.
Kjo nuk është hera e parë që Messi mbështetë fëmijët nga Siria.
Për një gjë të tillë, ai është duartrokitur nga të gjithë fansat e tij.