Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme eksperiencën e re amerikane.
Ylli argjentinas ishte protagonist edhe në ndeshjen e tij të dytë me Inter Miami CF, e cila u luajt para pak orësh.
36 vjecari dhuroi spektakēl dhe i realizoi dy gola në fitoren 4:0 ndaj Atlanta United FC, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës, por atij nuk i mungoi as asistimi.
Messi me këtë rast arriti në kuotën e tre golave në dy ndeshje në futbollin amerikan.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kishte realizuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në fitoren ndaj Cruz Azul në debutimin e tij në futbollin amerikan.
Kampioni i botës i dha fund përvojës evropiane, ku luajti me Barcelonën e Paris Saint-Germainin për t’u transferuar në Ligën MLS.