Lionel Messi nuk njihet si një futbollist që vrapon shumë.
Por, ylli argjentinas vrapon aq sa ka nevojë dhe atëherë kur duhet.
E një gjë të tillë shtatë herë fituesi i Topit të Artë e bëri edhe në finalen e Kupës së ligës në Amerikë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kampioni i botës shihet duke ecur në fushë për më shumë se një minutë.
Por, numri 10 i Inter Miamit na dha leksion se vrapimi nuk është gjithçka.
Kur atij iu desh dhe kur e kërkoi nevoja, 36 vjeçari vrapoi me shpejtësi, e mori topin, i kaloi kundërshtarët dhe shënoi gol fenomenal kundër Nashville.
Për më tepër, këtë vepër arti, të nisur me ecje dhe të përfunduar me gol maestral, të ish-futbollistit të Barcelonës dhe të Paris Saint-Germainit, mund ta shihni në videon më poshtë