Site icon PrishtinaPress

Messi e fiton për herë të dytë çmimin “Laureus World Sportsman of the Year”

Lionel Messi është nderuar me çmimin “Laureus World Sportsman of the Year”

Messi, i cili më në fund realizoi ëndrrën e tij duke triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”, pranoi edhe çmimin e ekipit të vitit në emër të Argjentinës, e cila mundi Francën me penallti në finalen e vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

35-vjeçari pranoi vlerësimet në një ceremoni në Paris këtë të hënë.

“Ky është një nder i veçantë, veçanërisht pasi ‘Laureus World Sports Awards’ janë në Paris këtë vit, qyteti që ka mirëpritur familjen time që kur erdhëm këtu në 2021”, tha ylli argjentinas.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, jo vetëm nga kombëtarja por edhe te PSG-ja. Nuk e kam arritur asnjë nga këto i vetëm dhe jam mirënjohës që mund të ndaj gjithçka me ta”, shtoi Messi.

“Laureus World Sportsman Award” është një çmim vjetor që nderon arritjet e sportistëve.

Për Messin është hera e dytë që e merr këtë çmim. Hera e parë ishte në vitin 2020.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të futbollisti i vetëm në botë që është nderuar me këtë çmim.

 

Exit mobile version