Site icon PrishtinaPress

Messi e dëshiron këtë trajner në Barcelonë (Foto)

Leo Messi e dëshiron Jorge Sampaolin në Barcelonë. Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën, duke insistuar se “është i lidhur me projektin e Sevillas deri në vdekje”.

Por, sipas asaj që raporton Diario Gol, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Diario Gol shkruan se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të tentojnë për Jorge Sampaoli, për ta zëvenmdësuar Luis Enriquen, i cili edhe zyrtarisht do të largohet nga Barcelona.

Messi ende nuk ka rinovuar kontratën dhe kërkon gjithashtu edhe katër lojtaren që të bëhen sërish ekipi më i mirë në botë. Hector Bellerin dhe Moussa Dembele janë dy lojtarët që kërkohen që një kohë të gjatë nga spanjollët.

Exit mobile version