Lionel Messi e ka arritur shifrën e 100 golave në karrierë me Kombëtaren e Argjentinës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e arriti këtë numër jubilar pasi realizoi tregolësh në fitoren e “Seleçao” me rezultat të thellë, 7:0 kundër Curacao.
Para kësaj loje, futbollisti i Paris Saint-Germainit i kishte 99 gola për Argjentinën, ndërsa “hat-tricku” e çoi atë në kuotën e 102 golave.
Paraprakisht, ai kishte shënuar edhe në miqësoren me Panamanë, pak ditë më parë.
Të tre golat ndaj Curacao, Messi i realizoi në 37 minutat e parë të lojës.
Enzo Fernandez, Nicolas Gonzales, Angel Di Maria e Gonzalo Montiel i shënuan golat tjerë për kampionët e botës.