Site icon PrishtinaPress

Messi drejt Arabisë, zbulohet data kur do të prezantohet në Al-Hilal

E ardhmja e Lionel Messit pritet të bëhet e qartë javën e ardhshme, me klubin e Al-Hilal që besohet se është shumë afër transferimit të tij.

Madje, sipas mediumit të njohur spanjoll “Sport”, Al-Hilal synon që më 6 qershor të njoftojë për nënshkrimin me yllin argjentinas.

Klubi nga Arabia Saudite thuhet se ka vendosur këtë datë si afatin për të pasur “PO”-në përfundimtare të lojtarit dhe për të aktivizuar të gjithë protokollin e përgatitur në mënyrë që lajmi të ketë një jehonë globale dhe në të njëjtën kohë të shërbejë për të filluar shfaqjen e Arabisë Saudite në botë.

Ndërkohë, 35-vjeçari nuk dëshiron që vera të kthehet në një telenovelë spekulimesh rreth të ardhmes së tij dhe për këtë arsye do të bëjë një njoftim të shpejtë.
Barcelona është e interesuar për ta rikthyer në “Camp Nou”, por ende nuk është në gjendje t’i paraqesë atij një ofertë zyrtare dhe koha kalon pa një afrim përfundimtar midis dy palëve.

Në anën tjetër, Al-Hilal ka paraqitur një ofertë “astronomike” për ta bërë Messin lojtarin më të paguar në botë ndonjëherë, duke i ofruar 400 milionë euro në sezon – 200 milionë më shumë sesa fiton Cristiano Ronaldo te Al-Nassr.

Al-Hilal është klubi më i trofeshëm në Arabinë Saudite, në total me 54 trofe – përfshirë 18 tituj kampioni.

Kujtojmë se tashmë është e konfirmuar se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të largohet si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të sezonit në Ligue 1./PrishtinaPressSport/

Exit mobile version