Site icon PrishtinaPress

Messi dhe Mbappe në shtëpi, Bayern Munich superior ndaj PSG-së

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët ishin më të mirë edhe në ndeshjen e parë duke fituar 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 kaluan tutje.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Jamal Musiala në minutën e 31-të, Gianluigi Donnarumma bëri një pritje të mrekullueshme.

Në minutën e 38-të, ishte PSG që kishte rast të qind për qind, por Vitinha edhe pse gjuajti në portën e zbrazët, aty doli Mattis de Ligt që largoi topin nga vija.

Pas një pjese të parë të barabartë, e dyta ka nisur me vrull nga të dy skuadrat, që tentonin golin.

Në minutën e 51-të, Bayern Munich shënoi me Eric Maxim Choupo-Moting por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Por pas dhjetë minutash, një gabim i rëndë i Marco Verrattit i kushtoi PSG-së, që kaloi në epërsi më goli e Choupo-Moting (1-0).

Në mintuën e 65-të, Sergio Ramos bukur gjuajti me kokë, por që goditja e tij u prit nga Sommer.

Kur PSG ishte në sulm në minutat e fundit, një gabim i tyre në sulm i zuri papërgatitur në mbrojtje, ku Serge Gnarbry shënoi për 2-0.

Bavarezët do të presin shortin tashmë për të kuptuar se me kë do të luajnë në çerekfinale.

Exit mobile version