Është zbuluar një detaj tronditës rreth aeroplanit të aksidentuar të Chapecoenses.
Sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, Leo Messi dhe Kombëtarja e Argjentinës kanë fluturuar me të njëjtin aeroplan i cili sot e pësoi me fatalitet, përcjell Gazeta Blic
Messi dhe bashkëlojtarët e tij te Argjetnina, duke përfshirë Sergio Agueron, fluturuan me aeroplanin Lamia BAE-146 vetëm 20 ditë më parë, kur udhëtuan në Brazil për kualifikueset në Botërorin 2018.
Gjithashtu mësohet se eroplani kishte qenë në operim për vetëm 17 vite.
Messi dhe lojtarët e Argjentinës mund të shihen brenda aeroplanit të aksidentuar, vetëm disa javë më parë.