Site icon PrishtinaPress

Messi, Carlos e Pires bëhen bashkë për reklamën para Kupës së Botës

Futbollisti argjentinas Lionel Messi është bërë pjesë e një reklame të re që i paraprinë Kupës së Botës, ndërsa në video shihet edhe Roberto Carlos  e Robert Pires.

Reklama e Gatorade e titulluar “90 minutat e ardhshme”, sjellë pranë publikut rëndësinë e përgatitjes para daljes në fushë, ndërsa Messi  shfaqet duke stërvitur dhe duke ecur në tunel përpara një loje fiktive, kur Carlos i jep një përshëndetje me kokë, shkruan DailyStar.

“Gjatë gjithë karrierës sime, kam mësuar se suksesi është rezultat i një kombinimi faktorësh, por përgatitja luan një rol kyç. Marrja e kohës për të përgatitur trupin dhe mendjen tuaj dhe për të vizualizuar lojën përpara është një aftësi më vete”, ka thënë Messi rreth kësaj reklame.

“Kjo është arsyeja pse ka qenë e mrekullueshme të punosh me ‘Gatorade’ për të nisur kampanjën ‘The Next 90 Minutes’, për të ndarë ritualin tim para lojës dhe për të frymëzuar brezin e ardhshëm në rrugën e tyre drejt madhështisë”, ka shtuar ai./Prishtinapress/

Exit mobile version