Nëse në fotografinë e profilit tuaj keni objekt ose kafshë apo diçka që nuk përfshin fytyrën tuaj, kjo nënkupton se jeni njeri neurotik.
Një studim i ri në Universitetin e Pensilvanisë zbulon se nëse postoni në formë qesharake, jeni më të prirë për të qenë të hapur për përvoja të reja, kurse nëse ato janë më të matura mund të jeni më të ndërgjegjshëm, transmeton Klan Kosova.
Njerëzit e hapur thuhet se kanë fotografi me shumë ngjyra, që i bëjnë të duken më të ri, kurse ata të këndshmit janë më të buzëqeshur dhe në to kanë edhe miq.
Shkenca thotë se nuk duhet që të vendosni vet në përzgjedhjen e fotografisë së profilit.
Në fakt, këtë duhet të ia besoni dikujt tjetër që të zgjedh pra për ju, pasi do të dukeni më miqësor, inteligjent dhe atraktiv.