Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-ve, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar edhe gjatë ditës së nesërme pritet të qëndrojnë në Kosovë.
Ata fillimisht nga ora 9:45 minuta do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, këta dy të fundit do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.
Lajmi.net mëson se takimi midis Opozitës dhe emisarëve nga BE-ja dhe SHBA-të do të zhvillohet në zyrat e Be-së në Prishtinë pas takimit me Osmanin.