Advertisement
Teksa foli për këtë çështje, Selimi në “Frontal” tha se bartësi i listës do të jetë Ramush Haradinaj.
“E kemi liderin e partisë, kryetarin Ramush Haradinaj…Çdo parti hyn në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet dhe me kriju qeverinë…Bartësi i listës Haradinaj është ajo vula jonë që se kemi ndërru vizionin për shtetndërtim. Bartësi i listës është lider që garon për t’i fituar zgjedhjet…Lidershipi i Ramush Haradinajt ka potencial t’i fitojë zgjedhjet dhe ta bëjë qeverinë…Bartësi i listës është Ramush Haradinaj, ai hyn për t’i fituar zgjedhjet”, tha Selimi në Frontal.
Tutje, i pyetur për ambicien e Haradinajt për të qenë president, Selimi tha se tani vendi ndodhet në një situatë tjetër.
PostAdss