-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mësohet koha e nisjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, në Ohër

Kryeministri Albin Kurti dhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën do të zhvillojnë takim, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me shumë gjasë pritet që të nënshkruhet nga të dy palët, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, me ndërmjetësues kryediplomatin evropian, Josep Borrell, do të nisë në orën 10:00.

Plani, i cili përfshin zbatimin në plotëni të marrëveshjeve paraprake, është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e fundit në Bruksel, tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e kishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img