Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në Mramor të Prishtinës.
E gjendja e dy personave të plagosur në këtë rast, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kjo është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Bajçinca.
“Gjendja e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit ka hyrë para një ore në sallën e operimit. Ka plagë shpuese në bark por nuk ka rrezik.”, deklaroi ai për klankosova.
Gjithashtu mjeku kujdestar ka theksuar se tjetrit person të plagosur po i përcillet gjendja pasi ka një plagë, teksa predha ka ngecur aty.
“Ndërkaq tjetrit po i përcillet gjendja pasi ka një plagë në kukë, predha ka ngecur aty dhe ortopedët po e përcjellin gjendjen dhe do të vendosin se a do të operohet sonte apo ndonjë ditë tjetër deri të qetësohet gjendja.”, shtoi ai.
Në plagosjen e dy personave në Mramor, i përfshirë thuhet të jetë edhe një zyrtar policor.
Kjo është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.