Site icon PrishtinaPress

Mësohet emri i kosovarit që po e kërkon policia në Austri, dyshohet se vodhi mbi 100 mijë euro

Policia austriake po e kërkon me ngulm një kosovar. I njëjti dyshohet se ka vjedhur mbi 100 mijë euro.

Indeksonline mëson se kosovari i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Grazit është Xhevdet Fejzullahu.

Kosovari dyshohet se ka kryer disa vjedhje duke shkaktuar dëm mbi 100 mijë euro.

Fejzullahu është i martuar me një polake dhe është akuzuar në të kaluarën edhe për disa vepra penale./Prishtinapress/

Exit mobile version