1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mësohet dita kur do të takohen Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq, do të takohen të hënën në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu tha emisari i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak.

Ai në Prishtinë pas takimit të zhvilluar në qeveri me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkë folën për hapat e ardhshëm në dialog.

Diplomati sllovak po ashtu u shpreh se presin normalizim të marrëdhënieve dhe shmangie të konfrontimeve.

“Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim. Duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim”, tha ai, teksa shtoi se pas Prishtinës, do të shkojë në veri për të diskutuar me qytetarët atje.

Pas vizitës në Kosovës, Lajçak do të shkojë edhe në Beograd.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img