Site icon PrishtinaPress

Mësohet data e seancës së Kuvendit për ratifikimin e Demarkacionit

Debati shkencor për vijën kufitare Kosovë- Mali i Zi, pritet t’i hap rrugë thirrjes së seancës parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me shtetin fqinj.
Tribuna Channel mëson se seanca e Kuvendit për ratifkim të Demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet më 11 gusht.
Sipas burimeve të televizionit, ka qenë edhe rekomandim i përfaqësuesve të jashtëm që çështja e kufirit me Malin e Zi të përmbyllet para se deputetët të shkojnë në pushime verore.

Ndërkohë, nga Mali i Zi vijnë sinjale se kufiri me Kosovën tashmë është çështje e kryer. Anëtari i Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Gegaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mal të Zi “nuk po shqyrtohet mundësia e përkufizimit të sërishëm të vijës kufitare me Kosovën”.
Ai ka bërë të ditur se marrëveshja për Demarkacionin e nënshkruar nga nivelet më të larta të të dyja shteteve dhe në praninë e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ka mbetur që të ratifikohet nga pala e Kosovës.

Exit mobile version