0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mësohet data e publikimit të raportit për vizat

Është paralajmëruar se në këtë muaj Komisioni Evropian do të dalë me raport për liberalizim të vizave për kosovarët.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar për Indeksonline se data e saktë kur do dalë ky komision me një raport, është 28 qershor 2018.

“Komisioni Evropian do dal me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, është përgjigjur shkurt Pacolli.

Ai më parë për Indeksonline është shprehur i bindur se ky raport do të jetë pozitiv për Kosovën.

Ndryshe, së bashku me raportin, pritet të bëhet e ditur edhe koha e përafërt se kur qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza.

Në anën tjetër, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, tashmë kanë nisur lobimin dhe kërkesën për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img