Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me profesionin e Albatrit Muqiqit, pasi që të dy prindërit e tij janë këngëtarë mjaft të njohur të muzikës popullore.
Bëhet fjalë për Nysret Muqiqin dhe Merita Spahiun, të cilët me apo pa dëshirë ndikuan në zgjedhjen e profesionit të djalit të tyre.
Albatriti po planifikon diçka edhe më të madhe për veten e tij, diçka speciale por që nuk ka të bëjë me muzikën.
Pas një lidhje shumë të gjatë me Egzona Brahimajn, artisti ka vendosur që të bëjë hapin e madh të jetës e që është martesa.
Ai ka vendosur të bëjë këtë në një periudhë ku e sheh veten më të lirë sa iu përket angazhimeve muzikore, pasi që dihet se ka qenë shumë i zënë gjatë sezonit të verës.
Sipas burimeve të Prive.al, ceremonia e martesës do të mbahet më 11 nëntor, ku do të jenë të ftuar shumë mysafirë e ndër ta fytyra të njohura publike.