Lionel Messi do të zyrtarizohet te Interi Miami në të njëjtën ditë me dy ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Deri tash vetëm Busquets është zyrtarizuar te klubi nga MLS, por as ai ende nuk është prezantuar dhe nuk ka nisur aventurën e re.
Por, sipas mediumit “MiamiHerald”, të tre pritet të nënshkruajnë kontratat në ditët në vijim dhe do të prezantohen më 16 korrik.
Prezantimi i tyre thuhet se do të bëhet në një event në stadiumin e klubit, “DRV PNK”.
Te tre futbollistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kalojnë si të lirë. Messit i skadoi në fund të qershorit kontrata me Paris Saint-Germainin, kurse Busquetsit me Barcelonën.
Alba kishte edhe një vit kontratë me “Blaugranët”, por ajo u ndërpre me marrëveshje të dyanshme.
Kujtojmë se Inter Miami ka angazhuar edhe ish-trajneri e Barcelonës, Tata Martino, i cili ka punuar me Messin, Busquetsin dhe Alban.
60-vjeçari mori vizën e tij të punës në fund të kësaj jave, mbikëqyri stërvitjen e tij të parë në Miami të enjten dhe do të jetë në “Audi Field” të shtunën mbrëma, në ndeshjen ndaj DC United.
Megjithatë, Martino përgjegjësinë e plotë te Inter Maimi do ta marrë të hënën