1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mësohen katër skuadrat e para çerekfinaliste të Kupës

Pas një pushimi prej rreth dy muajsh sot kanë rinisur garat në futbollin tonë me katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. 

Gjilani ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare, ngase në shtëpi e ka mundur Dukagjinin, me rezultat 2:1, në një duel mjaft interesant dhe me ritëm të lartë. 

Golat për Gjilanin i shënuan Gerhard Progni, në minutën e 23-të dhe Elton Cale, në minutën e 90-të, teksa golin e barazimit të përkohshëm mysafirët e shënuan nëpërmjet autogolit të Arbër Prekazit, në minutën e 38-të. 

Mjaft interesante ishte edhe ndeshja ndërmjet Onixit dhe KEK-ut, e ku fituesi u përcaktua vetëm pas penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll, 3:3, derisa në serinë e penalltive më të mirë u treguan futbollistët e Onixit, të cilët triumfuan 5:4. 

E vazhdimet e përcaktuan fituesin në ndeshjen Ulpiana – Arbëria (2:1), derisa Ramiz Sadiku u tregua bindës në duel me 2 Korrikun, duke fituar 6:1.

Tri ndeshje tjera të këtij rrethi zhvillohen nesër, derisa një ndeshje të hënën.

Rezultatet
Gjilani – Dukagjini 2:1
Onix – KEK-u 3:3 – 5:4 (pas penalltive)
Ulpiana – Arbëria 1:1 – 2:1 (pas vazhdimeve)
2 Korriku – Ramiz Sadiku 1:6

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img