Është mbyllur sezoni i rregullt në Superligën e Kosovës në futsall, ku tashmë dihet katër ekipet që do të luajnë në play-off.
FC Prishtina 01 e mbylli në vendin e parë, ndërsa FC Vjosa doli e dyta. FC Liqeni dhe FC Drenica e mbyllën në pozitat tre dhe katër.
Në play-off do të përballet FC Prishtina 01- FC Drenicën për një vend në finale.
Në anën tjetër përballja e dytë do të jetë mes FC Vjosa – FC Liqeni. Ndeshjet e para zhvillohen në këtë fundjavë.
Skuadra e cila i bën dy fitore kalon në finalen e madhe.